Presidenca i nxjerr videon Bashës: Përshëndesim “mbretin e memeve”, të bën të qeshësh pa hap gojën lëre kur flet

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi i përgjigjet akuzave të Lulzim Bashës, i cili pasditen e sotme nga Tirana u shpreh se Meta, Rama dhe Berisha janë bërë bashkë për interesat e tyre dhe për të shkatërruar Partinë Demokratike, shkruan newsbomb.al.
Referuar një shënimi në rrjetet sociale, Blushi ironizon Bashën dhe publikon një pjesë nga komedia shkodrane “Kunati i shokut Xhemal”.
“BRAVO-BRAVA vazhdon të përflasë Presidentin e Republikës. Kunatopozitë vetëm BRAVO-BRAVA ka, që gërvisht pak dhe fiton shumë.
Me këtë perlë të Estradës së Shkodrës, “Kunatin e shokut Xhemal”, që edhe sot i shkrin gazit të gjithë shqiptarët, e përshëndesim gazin e tranzicionit “Mbretin e Memeve”, që të bën të qeshësh pa hap gojën, lere më kur flet” shkruan Blushi dhe ndan videon e mëposhtme.