Prezanton kandidatët/ Berisha: PD u shkëput nga praktikat e errëta të Bashës

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike po prezanton këtë të hënë kandidatët që do garojnë në 6 bashkitë e vendit në zgjedhjet e 6 Marsit. Kandidatët dolën nga primaret, , një proces i ngjashëm me primaret në Amerikë.

Në fjalën e mbajtur në konferencën për shtyp ish-kryeministri Berisha u shpreh se Dita e djeshme shënoi aplikimin e një standardi të paparë që nuk ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri. Sipas tij PD shënoi shkëputjen nga praktika jo transparente të dyshimta, të errëta të përdorura nga Lulzim Basha.

“Dita e djeshme shënoi aplikimin e një standardi të paparë që nuk ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri. Shënoi shkëputjen e PD nga praktika jo transparente të dyshimta, të errëta të përdorura nga Lulzim Brava dhe shënoi mbajtjen e një premtimi të bërë 4 muaj më parë. Të drejtën e anëtarëve për të përzgjedhur përfaqësuesit e tyre”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT