Prishja e banesave/ Banorët e “5 majit” përplasen me policinë, bllokojnë trafikun në Unazë (VIDEO)

Prishjen e banesave nuk e kanë harruar kollaj banorët e rrugës “5 Maji” në Tiranë.

Ata kanë kanë dalë pasditen e sotme në protestë dhe janë përplasur me policinë.

Banorët kanë bllokuar hyrjen e rrugës ‘5 Maji’ në unazën e vjetër dhe për pasojë është bllokuar dhe qarkullimi duke krijuar trafik të rënduar.

Forca të shumte policie kanë shkuar në vendngjarje dhe u kanë kërkuar banorëve të largohen dhe të mos bllokojnë lëvizjen.

Megjithatë kërkesa e tyre ka rënë në vesh të shurdhër pasi banorët kanë vijuar protestën, madje duke u përplasur fizikisht me policinë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT