Pronari serb i Armando Brojës ‘sulmon’ Presidentin Vuçiç: Ai është si diktator, nuk e di…

Kur futbollisti shqiptar Armando Broja, filloi të shkëlqente në fanellën e Southampton, të gjithë aludonin se si do ndihej presidenti serb i klubit Dragan Solak.

Aq më tepër kur Broja shënonte dhe bënte shqiponjën pas çdo goli. Megjithatë duket se presidenti serb i klubit dhe Broja kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

Thuhet se Dragan Solak nuk i ka aq mirë punët me Presidentin serb, Aleksander Vuçiç.

Pasuria e vlerësuar prej 1.4 miliardë funtesh e Solakut rrjedh kryesisht nga 33% e aksioneve që ai mban në United Group, një kompani me bazë në Holandë që ai e ndërtoi nga e para, e cila kontrollon asetet e medias në të gjithë Ballkanin.

Solak thotë se Vuçiç, ka shtrënguar vazhdimisht kontrollin e tij në media që kur u bë kryeministër për herë të parë më 2014.

“Fokusi im është me të vërtetë të hedh dritë mbi situatën e lirisë së medias në Serbi”, thotë Solak, duke shtuar se “Mendoj se Vuçiç po vepron njëjtë si një diktator, duke luajtur bukur dhe me edukatë, mund të shkojë shumë larg në Evropë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT