Protesta e 8 janarit, Prokuroria thërret nesër Berishën dhe Nokën për të dëshmuar, pasnesër Basha dhe Bardhi

Prokuroria e Tiranës do të pres nesër të dëgjoj dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të Flamur Nokës lidhur me protestën e 8 Janarit të zhvilluar para ambienteve të PD-së.
Ndëkohë që bëhet me dije nga burime për ‘Gazetën Shqip’ se një ditë më vonë, të premten kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shoqëruar nga Gazment Bardhi do të japin dëshminë e tyre.
Kujtojmë se pak ditë më parë para ambienteve të jashtë të Partisë Demokratike është zhvilluar një protestë e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për largimin nga drejtimi i partisë Lulzim Bashën, të cilin e konsideron peng-kryetar./Gazeta Shqip