Protesta e dhunshme në PD/ Berisha merr vendimin: Doja t’ju komunikoja se…

Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë për shtyp disa orë pas përfundimit të protestës së ditës së sotme në godinën e Partisë Demokratike.
Berisha tha se nuk do të ndalet këtu, por do të ftojë të gjithë shqiptarët të vazhdojnë protestat kundër binomit Rama-Basha.
“Ne nuk jemi në një betejë për një zyrë, jemi në betejë kundër një përpjekje armiqësore për të asgjesësar pluralizmin politik në Shqipëri. Jemi në një mision të një rëndësie jetike. Sot, pas 9 vitesh shqiptarët panë se ka më në fund një opozitë të vërtetë të tyre. Një opozitë që është e gatshme për t’u përballur dhëmbë për dhëmbë me regjimin më të rëndë që nga koha e Enver Hoxhës. Po flasim për një regjim që vendos edhe opozitën që do.
Lulzim Basha zëvendësoi Çuçin, u bë ministër i Brendshëm i Ramës, në qëndrimin ndaj demokratëve. Kjo opozitë nuk mund të mposhtet dhe nuk mposhtet, është e vendosur pavarësisht nga mjetet që përdorni, të çmontojë narkoshtetin. E gjithë Shqipëria do të jetë në protestë, protestë dhe vetëm protestë, nuk do ndalemi. Për këtë ju thirra sot, këtë doja t’ju komunikoja,” tha Berisha.