Protesta te PD/ Muzhaqi: Policia duhet të kishte ndërhyrë më përpara, veprimi i tyre rezultoi vendimtar

Ergys Muzhaqi eksperti i sigurisë në studion e Breaking në Top News ka komentuar protestën e dhunshme dhe rolin e policisë në parandalimin e ndonjë ngjarje më të rëndë.
Sipas tij, veprimi i policisë rezultoi vendimtar, madje ai sugjeroi që uniformat blu duhet të kishin ndërhyrë më përpara, pasi kjo ngjarje ishte ndryshme në rastet e protestave popullore.
“Policia duhet të kishte ndërhyrë më përpara. Nuk e kuptoj se duhet të marrë indicie kur pati akte sulmi e iu cenua edhe jeta e disave. Nëse kemi një protestë masive, popullore, dalin masat popullore, në kundërshtim të vendimeve të rritjes së çmimit të bukës, e karburantit, nëse dalin për këto arsye e sulmon, institucionet, policia mund të tregohet më e matur. Në një moment kur kemi palët e një partie, ku ndërtesa është aset publik e kombëtar duhe marrë masat paraprake. Polica nuk bën gjyqtarin se kujt i takon ndërtesa, as nuk ndërhyhet se preket politikani nga vendimi. Policia duhet të merrte vendime në rrethana në mbrojtje të ligjit. Përherë do të ketë akuza se jemi palë, policia është deimunizuar, e nuk ka të presë se dikujt i rrezikohet jeta. E ndërhyrja policisë rezultoi vendimtare. Policia mund të kishte ndërhyrë më përpara se mos të mos lejoheshin të ndodhin skena të tilla. Edhe politikisht do të ishin ndjerë më mirë njerëzit”, tha Muzhaqi.
Ai e cilësoi si aspak të hijshme sulmin që iu bë ndaj Roland Bejkos nga demokratët dhe anëtarët e së njëjtës forcë politike. Veprimet e policisë në ditën e protestës përpara selisë së PD-së, ai i cilësoi si standarde.