PS nuk do të bëjë mitingje në 6 bashkitë/ Rama nis sulmet: Do thirren në fushata bravaxhinjtë, 3 popujt e Bashës, Berishës dhe Metës

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e parë me grupin parlamentar socialist ka ndezur kështu edhe motorët e PS-së për fushatën elektorale për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit.

Rama ka paralajmëruar se PS-ja nuk do të bëjë mintingje apo takime masive elektorale e kjo në respekt të masave anti Covid. Ai ironizuar se në këtë betejë do të përballet me tre popuj, me atë të Berishës, Bashës dhe Metës.

“E mban Presidencën peng. Do e përmbushim me seriozitet garën. Në 6 njësi vendore të zgjidhen kandidat të PS. Për fushatën përkatëse do organizohemi sa më mirë por pa lënë pas dore angazhimet e tjera. Duke mos e humbur fokusin nga Këshillimi Kombëtar. Forcat në këto bashki do jenë vendore, deputetët dhe drejtuesit politik. Duhet të jenë mesazhe të lidhura me hallet në këto bashki. Sa më pak politikë në këto zgjedhje aq më mirë se politikisht panorama e këtyre zgjedhjeve është e qartë për të gjithë. Ne kemi ofertë dhe në anën tjetër kundërshtarët. Në 6 sheshe për 12 përsheshe. Ato luftojnë për mbijetesën politike të dy udhëheqësve këtu në Tiranë që s’kanë lidhje me ato qytetet”, tha Rama.

Më tej ai ironizoi dhe presidentin duke shtuar se në këtë betejë do të ketë “varret, trastat me dekorata. Të gjithë kundër të gjithëve. Hipur mbi shpinën e anëtarësive. Dy parti të PD. Njëri grata tjetri non grata dhe i treti të dyja bashkë.Tre popuj i 11 dhjetorit 18 dhjetorit dhe i 2 marsit. Që merr jetë nga sherret mes të parit dhe të dytit. Si në atë lojën e vjetër, në oborret e shkollave ‘ rraqe rraqe me kiko sa gishta janë këto’. Ndërsa rraqet do hidhen mbi njëra tjetrën duke i kthyer 6 bashkitë në rraqe, duhet të shohim punën tonë. Jo mitingje, jo grumbullime masive në salla të mbyllura, por punë kokë më kokë me njerëzit, për të treguar më kokën lart cfarë kemi bërë mirë dhe me kokën ulur cfarë duhet të korrigjojmë. Ku ishin qysh se mbaruan zgjedhjet, jo të gjithë janë njësoj, një pjesë kanë vijuar të mbajnë kontakte por një pjesë tjetër duhet t’i shfrytëzojnë këto kontakte”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT