Rama flet për audio-përgjimin e Veliajt: E mora në telefon, dhe i thashë pse përmend…

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot në Open në Top Channel audio-përgjimin e bërë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Edi Rama: Nuk kam asnjë koment për këtë çështje. Qeveria është tërësisht jashtë kësaj çështjeje. Tani axhendën e emisionit tuaj nuk do ta bëj unë, por më shumë interes për shqiptarët do të ishte legalizimi i kanabisit, apo amnisitia për kursimet e emigrantëve. Konflikti mes Bashkisë së Tiranës e FSHF-së nuk është ë interes të njerëzve. Të gjitha përgjimet dalin nga konteksti, nuk i shoh, transformohen e…mora Veliajn ta pyes çfarë është kjo..
Robert Rakipllari: Për një përgjim keni bërë 21 janarin
Edi Rama: Nuk po flasim për filma, kur del diçka me zë e me figurë që ti më jep lekë e unë marr lekë, nuk bëj dot sikur s’e shoh. Janë dy gjëra të ndryshme. Që po thoja, e mora Veliaj në telefon dhe më sqaroi për pozicionin e tij. Dhe i thashë ‘po SPAK për çfarë e përmend’ se SPAK-u nuk merret me një OJF, FSHF-ja është OJF dhe SPAK nuk merret fare. Unë e di që përgjimet transfomrhen se e kam provuar në kurrizin tim. Atje, çfarë i thoja unë atij dhe çfarë diskutohej në televizione.
Eni Vasili: Kanë nisur hetimet
Edi Rama: E shikon, aq shumë e kontrollon Veliaj SPAK-un saqë nuk e di se me çfarë merret.