Rama: Juventusin e kam tradhtuar, këtë vit jam me Romën se kam mik…

Gazetari Denis Dyrnjaja i bëri një pyetje kryeministrit Edi Rama në emisionin e sotëm në Open në Top Channël, që bëri këtë të fundit të thoshte se “kishte tradhtuar Juventusin”.

Dihet që kryeministri është tifoz i flaktë i bardhëezinjve, por ai tregoi se ka bërë “flirte” në momente të caktuara me skuadra të tjera.

Dyrnjaja: Pse je kaq i painteresuar për futbollin shqiptar?

Rama: “Atë që kam bërë unë për futbollin shqiptar s’e ka bërë asnjë kryeministër, dhe veprat janë aty.

A e kishit imagjinuar ju ndodnjëherë që në Shqipëri do luhej një finale e UEFA-s në Shqipëri?

Se kollaj është të thuash që Shqipëria është kështu e ashtu por shihni veprat.

Juventusin e kam tradhtuar, këtë vit jam me Romën se kam mik Mourinho-n. Edhe dikur kam bërë flirt me Inter-in e Mourinho-s,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT