Rama krahason Erdogan me Ataturkun, pranon kritikën: Flas gjatë se i ngjaj atij

Kryeministri Edi Rama vlerësoi zemërgjerësinë e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për ndërtimin e një kompleksi banesash në zonën e Laçit të prekur nga tërmeti rreth dy vite më parë.

Rama tha se Erdogan përcjell vlerat e Mustafa Qemal Ataturkut, i quajtur si babai i Turqisë moderne, ku sipas tij “njerëzimi është një trup i vetëm dhe çdo komb është pjesë e atij trupi”.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Këtu është materializimi i të gjithë fjalëve të bukura, këtu mund të shikohet çfarë do të thotë presidenti Erdogan kur thotë Shqipërinë e kam në zemër, dhe çfarë i dhemb Shqipërisë më dhemb edhe mua. Mustafa Kemal Ataturku mbolli në shpirtin e Turqisë moderne frymën se njerëzimi është një trup i vetëm dhe çdo komb është pjesë e atij trupi. Ai tha se nuk mundet dot kurrë të themi çfarë rëndësie ka kur një pjesë e këtij trupi është e sëmurë kur një pjesë e një trupi është e sëmurë, ne duhet të shqetësohemi sikur të ishim ne të sëmurë.

Këtë frymë presidenti Erdogan e ka rrënjosur thellë në shpirtin dhe qasjen e Turqisë. Në mënyrën si Turqia e shikon botën dhe miqtë e saj. Dhe kuptimi që ai i jep me vepra, jo vetëm me fjalë, është mishërimi i asaj që thotë Profeti Muhamed, paqja e Zotit qoftë mbi të. Asnjë nuk dëshiron për veten e vetë atë që nuk dëshiron për vëllain e vetë. Premtova që do të flas shkurt, por në këtë pikë, siç thonë kritikët e mi, unë i ngjaj atij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT