‘Reality show’ holandez e nis sezonin e ri nga Shkodra, Rama publikon pjesë nga xhirimet: Bukuritë shqiptare kanë befasuar holandezët

“Reality show” holandez “Wie is de Mol”, i cili po xhirohet në vendin tonë e ka nisur këtë sezon nga qyteti i Shkodrës.
Një pjesë të xhirimeve i ka publikuar kryeministri Edi Rama në rrjete sociale.
Përmes një postimi, kryeministri thotë se ky program me publikimin e bukurive shqiptare do të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve holandezë në Shqipëri.
“Nga Shkodra nisi Viti i Ri i ekranit hollandez me programin e famshëm “Wie is de Mol” – filmuar në Shqipëri në 2021. Emisioni më i ndjekur televiziv në Hollandë ka befasuar publikun me bukuritë shqiptare, çka pritet të rrisë ndjeshëm këtë verë numrin e turistëve hollandezë në Shqipëri”, shkruan Rama.
“Wie is de Mol” është një program në kanalin televiziv “AvroTros” ku VIP-at holandezë i nënshtrohen sfidave të ndryshme dhe aventurave. Edicioni i 22 i këtij spektakli që u xhirua në kalanë e Rozafës.