Rinisin “Foltoret”/ Berisha bën njoftimin e radhës, ja ku do të mbahet: Bashkë sjellim shpresën dhe fitojmë

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka njoftuar ditën e sotme se do të vijojnë “Foltoret” me qytetarët.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha njofton se “Foltorja” do të zhvillohet në Pallatin e Kultures të Rreshenit me qytetarët e Mirditës.

Ndër të tjera Berisha ka dhënë detaje, duke theksuar se “Foltorja” do të mbahet më 22 janar në orën 11:00.

“Njoftim! Diten e shtune me 22 janar ne ora 11:00 ne Pallatin e Kultures te Rreshenit mbahet Foltore me qytetaret e Mirdites! Bashkë sjellim shpresen dhe fitojme!

Ftohen te gjithe te marrin pjese! sb”, shkruan Sali Berisha./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT