Rishfaqet Doris Pack: Basha ka mercenarë të armatosur në seli, do t’i përdorë kundër demokratëve

Partitë Popullore Europiane, grupimi më i madh i partive politike të së djathtës në Europë, kanë reaguar për herë të parë dhe mjaft ashpër për situatën e krijuar në Partinë Demokratike, me vendosjen e dyerve dhe dritareve të blinduara në katin e parë të selisë dhe ndaj zërave se Lulzim Basha ka mbledhur njerëz të armatosur në seli.
Reagimi ka ardhur nga Forumi i Grave të Partive Popullore Europiane, qe drejtohet nga Doris Pack. Në një postim në Twitter, të shoqëruar me foton e dyerve të blinduara që po bën xhiron në internet, ky forum shkruan se Basha synon t’i përdorë mercenarët e armatosur që ka thirrur në seli kundër anëtarëve të Partisë Demokratike.
“Në zyrën e Partisë Demokratike në Shqipëri. Basha ka vendosur dyer dhe dritare të blinduara, ka thirrur mercenarë të armatosur për t’i përdorur kundër anëtarëve të PD-së; Ai duhet të ndalojë, të sillet si demokrat dhe të respektojë vullnetin e anëtarëve! Shqipëria meriton një opozitë të besueshme”.