Ristani: Mua s’më përjashton hiçi, Basha përfitues në tenderat e portit të Durrësit

“Mua s’më përjashton dot hiçi, Basha është një hiç. Unë jam në PD shumë edhe përpara vite kur Basha kujtonte se kishte politikë në këtë botë. Të kthehej në të vërtetën e politikanit, po të mendoj nëse i ka votat të dalë dhe të votohet. Me votë nuk qëndron dot, ai duhet ta kuptojë se demokracia është votë”.
Kështu deklaroi Arben Ristani në studion e “Breaking”, i cili komentoi rastet e përjashtimeve masive brenda PD-së, e kjo nga vendimet e kryesisë së Bashës.
Ai madje akuzoi se Basha është i kapur nga Rama, i cili po përfiton edhe favore në tenderime, siç ishte ai i Portit të Durrësit.
“Tenderime të mëdha, si porti i Durrësit, si ndere që i jepen nga Rama. Me Bashën në çdo rast PD do të ishte e humbur, siç e kemi parë në 4 apo 5 palë zgjedhje. Ne presim kompaktësim e grupit tonë që po ndodh tashmë dhe kjo rritet duke e identifikuar shumë bashkëpunimin e Bashës me Ramën, e sigurisht do të forcohet me afrimin e pjesës gri, me programin e ri. Po nga media dalin se si Basha ka marrë para nga oligarkët. Drejtuesit deklaruan vetë që duan pjesë në portin e Durrësit. Ke shembull konkret deklaratën e nënkryetares së PD ku thotë se bashkëpunimi do të ishte konkret nëse na japin pjesë. Ke 2017 paktin, ke deklaratat publike të Ramës që i thotë se unë ty të dua, e përkëdhel”, u shpreh Ristani.
Më tej ai shtoi se “Rama këtë bashkëpunim ndërkohë që e paguan e korruptim, e ai i jep të drejtën për ta dhunuar. Kemi edhe tendencat për bashkëqeverisje. Bashkëpunimi midis tyre është i qartë, të thuash se Basha do të luftojë i vetëm ndaj trekëndëshit të Bermudës është e pabesueshme, në një kohë që bashkëpunimi mes tyre vijon”.