Selia blu e “fortifikuar” me kamera dhe dyer të mbyllura, grupi i Berishës niset drejt PD-së

Përfaqësues të Komisionit të Rithemelimit në PD ose i njohur ndryshe si grupi i Berishës janë nisur drejt selisë blu ditën e sotme.
Përmes një komunikimi me mediat ata kanë bërë me dije se vizita në seli do të zhvillohet ndërmjet orëve 11:00 dhe 12:00.
Ndër të tjera mësohet se në vizitë nuk do të jetë i pranishëm ish-kryeministri Sali Berisha, pasi ai ka udhëtuar drejt Fierit ku do të marrë pjesë në një takim në kuadër të themelimit të degës së PD në këtë qytet.
Kujtojmë se kjo është vizita e dytë e grupit të Berishës, teksa njësoj si ditën e kaluar dera ka qenë sërish e mbyllur.
Duket se prej disa ditësh selia e PD ka qenë e fortifikuar ku dyert kanë qenë të kyçura, bravat të ndërruara dhe ka patur në çdo cep të godinës kamera sigurie.
Nga ana tjetër më 8 janar ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur një protestë për të larguar kreun e PD-së Lulzim Basha nga zyra e kësaj selie./Gazeta Shqip