Selia e “BLINDUAR”: Del FOTO nga BRENDA PD-së, djem të rinj të veshur me të zeza dhe me maska, Garo ngre dyshime se janë të ARMATOSUR

Në medie ka qarkulluar një foto nga brenda ambienteve të selisë së PD-së, ku shihen disa të rinj të maskuar dhe veshur me të zeza, ndërsa në kokë mbajnë kapuçë të zinj.
Fotoja është publikuar nga zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha, Floriana Garo, e cila aludon se njëri prej djemve është i armatosur pasi i ka rrethuar xhupin.
“Ja per ke qendron e hapur Selia e PD! Nderkohe demokratet e sakrifices e deputetet e tyre qendrojne jashte…Kjo merr fund ne 8 Janar!”, shkruan Garo.
Më herët gjatë ditës së sotme në selinë blu shkuan mbështetësit e Berishës dhe disa të rinj të FPRD për të hyrë në seli, por dyert ishin të mbyllura. Kjo është dita e dytë që përfaqësuesit e Komisionit të Rithemelimit shkojnë në PD dhe hasen me dyert e mbyllura.