“SHBA po e fuqizon”, Ngjela: Do fillojë një kohë e re! Ja çfarë na pret këtë muaj
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar zhvillime te fundit politike.
Sipas Ngjelës, Amerika po fuqizon kryedemokratin Lulzim Basha për të drejtuar Shqipërinë. Sipas tij, kryeministri Rama dhe Sali Berisha janë të trembur.
Avokati shprehet se Rama po mbështet Berishën duke nxjerrë njerëzit e tij.
POSTIMI I NGJELËS
Ramë ziu po lodhet kot që të mbajë Saliun.
Rama po nxjerr njerëzit e tij për të shpjeguar forcën e Bashës, sepse don të vërtetojë tezën e Saliut që Basha është me Ramën. (!)
Si nuk kuptoi një herë nga politika ky piktor me benevrekë?
Po forca e Bashës është te Uashingtoni, ku hyn Saliu këtu?
Të dy janë të trembur nga Basha: edhe Rama edhe Saliu, sepse politika amerikane po kërkon të fuqizojë Bashën.
Në fakt, kjo përbën në vetvete fillimin e kohës së re: Shqipëria, pa Ramën dhe pa Saliun. Por, kjo do të varet nga qartësia e Bashës:
A do të dijë Basha të organizohet dhe të drejtojë sipas forcës dhe me forcën e politikës amerikane, e cila po e përkrah.
Këtë muaj do të duket…