Shiriti blu/ Erdogan kërkon të presë shiritin e kuq nga Laçi: Të themi bismilah në emrin e Allahut

Presidenti turk Erdogan kërkoi në fund të organizimit në Laç që secili nga zyrtarët e dy qeverive të priste me gërshërë shiritin përurues i ndërtimeve të kryera.
Dhe pse shiriti ishte blu, Presidenti Erdogan tha se do pritej shiriti i kuq.
Teksa ndër të tjera ka udhëzuar se me te prerë shiritin gërshërët do të mbahen.
Ndërkohë në fund të takimit, ai kërkoi që të thuhet Bismilah në emër të Allahut, nga një qytet si Laçi.
‘A jeni gati! Merrni gërshërët të presim shirtin e kuq, me të prerë shiritin, gërshërët nuk do jepen, të themi bismilah në emrin e Allahut.’-tha Erdogan pak para se takimi të mbyllej./Gazeta Shqip