Shkarkimi i Metës, Gjykata Kushtetuese shqyrton vendimin në 18 Janar, ja kush e zëvendëson Presidentin nëse vendoset largimi i tij

Më 18 Janar Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë vendimin e Parlamentit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Do të jenë gjyqtarët e Kushtetueses që do të votojnë nëse Meta do ta çojë deri në fund mandatin 5 vjeçar ose jo. Në rast se “Kushtetuesja” vendos që ta shkarkojë Metën, atëherë Presidentin do ta zëvendësojë kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Në rast të kundërt, në prill Kuvendi do të nisë procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri, pasi Metës i përfundon mandate në korrik të këtij viti.

Kujtojmë se Meta u shkarkua nga Parlamenti më 9 qershor 2021 me 104 vota pro, për shkak se u akuzua nga socialistët se ndërhyri në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit, duke u rreshtuar në krah të opozitës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT