Shmangni Llogaranë! Kamioni me rimorkio del nga rruga, bllokohet lëvizja e automjeteve

Reshjeve e borës dhe temperaturat e ulëta, që kanë përfshirë qarkun e Vlorës kanë shkaktuar jo pak problematika.

Në “Qafën e Llogarasë”, të vendi quajtur “Çezma”, një mjet i tonazhit të rëndë, kamion me rimorkio, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është bllokuar lëvizja e automjeteve në këtë aks rrugor.

Disa automjete kanë ngelur të bllokuara në të dyja anët e rrugës si ato që ngjiten për në Llogora por dhe ato që vijnë nga Himara

Policia Rrugore e Vlorës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në këtë aks rrugor, ndërkohë që po punohet për zhbllokimim e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që për cdo emergjencë që mund të kenë gjatë udhëtimit të telefonojnë menjëherë në numrin 112 ose të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital dhe shërbimi i Policisë do jetë në kohë reale në ndihmë të tyre./ TCH

Back to top button
LAJMET E FUNDIT