Shpallja “non grata” e zyrtarit rus të UMNIK-ut nga Kosova, reagon OKB

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka reaguar pas vendimit të Kosovës për të shpallur “non grata” një zyrtar rus të UMNIK-ut.

Nga zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara thuhet se vendimi nuk është i ligjshëm dhe se nuk është kontaktuar asnjë anëtar i UNMIK-ut në lidhje me këtë çështje, shkruan Klankosova.

”Jemi vënë në dijeni për shpalljen ‘persona non grata’ të një anëtari të stafit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-ut. Nuk është pranuar asnjë komunikim te Misioni nga autoritetet e Kosovës sa i përket këtij njoftimi. Doktrina e ‘persona non grata’ nuk është e zbatueshme për personelin e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është e parashikuar sipas rregullores së UNMIK-ut 2000/47 (mbi statusin, privilegjet dhe imunitetet e KFOR-it, UNMIK-ut dhe personelit të tyre në Kosovë)”, thuhet në reagimin e zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm, Stéphane Dujarric.

Kujtojmë se ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, me kerkëse të kryeministrit Albin Kurti, e shpalli “non grata” zyrtarin rus Andrey Nikolaevich Antonov. Sipas ministres Donika Gërvalla, ky zyrtar ka ndërmarrë vprime që rrezikojnë sigurinë kombëtare dhe rendin Kushtetues në Kosovë.

Reagimi i plotë i OKB:

Ne jemi vënë në dijeni për deklaratën e autoriteteve të Kosovës si “persona non grata” të një anëtari të stafit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-ut. Nuk ka asnjë komunikim zyrtar të Misionit nga autoritetet e Kosovës lidhur me këtë njoftim. Doktrina e “persona non grata” nuk është e zbatueshme për personelin e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është parashikuar sipas rregullores së UNMIK-ut 2000/47 (mbi statusin, privilegjet dhe imunitetet e KFOR-it dhe UNMIK-ut dhe personelit të tyre në Kosovë).

Çdo shqetësim në lidhje me një anëtar të personelit të UNMIK-ut duhet t’i drejtohet udhëheqjes së misionit në mënyrë që UNMIK-u ta trajtojë çështjen në përputhje me statusin, privilegjet dhe imunitetet e UNMIK-ut dhe personelit të tij.

UNMIK-u dhe selia e OKB-së po marrin masat e duhura për të garantuar sigurinë e pjesëtarit të personelit në fjalë dhe po ndjekin autoritetet përkatëse për këtë çështje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT