Sot skadon ultimatumi për Bashën, grupi i Berishës niset drejt selisë së PD-së

Një grup deputetësh nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD, ka njoftuar se mesditën e sotme në orën 12:00 do të shkojnë në selinë blu ku do të japin një deklaratë për mediat.

Kujtojmë se ditën e sotme është dhe afati i fundit që i është vendosur Lulzim Bashës për të boshatisur zyrën e selisë blu.

Nërkohë që në selinë e PD janë vendosur sloganet “zgjedhim të ardhmen” në formatet e ngjashme që u përdorën edhe në Kuvendin e 18 dhjetorit që u thirr nga Kryesia e PD-së. Sipas të njëjtave burime, mësohet se në ambientet e brendshme të selisë nuk janë instaluar dyer të blinduara apo hekura për të pamundësuar hyrjen.

Në ndryshimet e reja të bëra së fundmi dera kryesore e selisë blu hapet vetëm për kryetarin e PD, Lulzim Basha. Nuk dihet ende nëse kjo vjen për shkak të fortifikimit që i kanë bërë selisë blu, nga protesta e paralajmëruar e Berishës./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT