Spiropali në emër të qeverisë: Opozita jonë më e madhe jemi vetë, kemi një kryeministër durimtar!

Në 30-vjetorin e FRESSH, Partia Socialiste po mban një event në ambientet e Amfiteatrit të Liqenit të Tiranës, ku fjalën hapëse e ka mbajtur Elisa Spiropali.
Në fjalën e saj para të rinjve Spiropali është treguar si gjithmonë dorëlëshuar me fjalët e mirë kundrejt kryeministrit Rama.
Ajo është shprehur ndër të tjera anëtarët e kësaj partie nuk e vendosin asnjherë PS para Shqipërisë, teksa opozita më e madhe janë këta vetë.
“Jemi krenar që nuk jemi si ata, ne nuk i kalojmë caqet e komunikimit, ne nuk fyejmë, nuk ofendojmë, nuk godasim me çfarë të na vijë për dorë, ne armë kemi forcën e argumentit, ne nuk e vëmë partinë mbi Shqipërinë.
Opozita e vërtetë e jona nuk janë ata merjanë, por jeni ju të rinjtë. PS ka fituar garën me kundërshtarët, por kemi humbur garën me ambicien tonë. Gara jonë është vetëm me ëndrrën tuaj, opozita jonë jeni ju, dhe kryeminsitri Edi Rama. Më krenari por edhe më kritiku. Ne jemi opozita e vetes, është misioni ynë që të thërrasim rreth vetes çdo shqiptar, që më shumë se flamurin e partisë duan flamurin e Shqipërisë.
Ne do t’ja shtrijmë dorën çdo qytetari, askush nuk duhet ta ndjejë veten të përjashtuar nga proceset politike dhe ekonomike të këtij vendi. Ne duhet të punojmë për ëndrrën tuaj. Ne kemi një kryeministër durimtarë. Politika është arena e ëndrrave dhe vizionit, vullnetit të përbashkët për të ndryshuar vendin tonë.”- tha Spiropali. /Gazeta Shqip