Sulmohet kisha ku prifti grek përdh*noi të miturën shqiptare, dyert “lahen” me bojë të kuqe

Dyert e kishës ku shërbente prifti 37-vjeçar grek, i cili përdhunoi një të mitur shqiptare janë sulmuar nga disa qytetarë.

Në pamjet e publikuara nga mediat greke dhe në rrjetet sociale shihet se në muret dhe portën e kishës është hedhur bojë e kuqe dhe janë shkruar disa parrulla kundër dhunës ndaj grave.

Mediat greke më herët kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen tronditëse të përdhunimit të një vajze 17-vjeçe shqiptare nga një prift 37-vjeç.

Historia nisi me këmbënguljen e tezes së vajzës që e mitura të shkonte në kishë, pasi prifti ishte njeri i afërt që e njihnin dhe kishte hyrje- dalje të shpeshta në familjen me origjinë shqiptare.

Gjithçka filloi në nëntor 2019 kur vajza u rrëfye dhe prifti i kërkoi foto nudo më pas nën kërcënim dhe shantazh e përdhunoi në kishë më shumë se një herë.

Sulmohet kisha ku prifti grek përdhunoi të miturën shqiptare,

Back to top button
LAJMET E FUNDIT