Syri i kaltër do të bëhet “Park Kombëtar”, do ndalohet zhytja dhe makinat

Syri i kaltër do të shndërrohet në një Park Kombëtar, me investime të shumta që pritet të përfundojnë këtë verë.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se 290 hektarë, si dhe do të ndërtohet rruga e re, korsi për biçikleta dhe një tren që do të shëtisë turistët e shumtë.
Burimi natyror është kthyer në një atraksion që nuk lihet pa vizituar nga turistë të shumtë vendas dhe të huaj që zgjedhin Sarandën gjatë verës.
Makinat dhe zhytjet në ujë do të ndalohen nga kjo verë.
“Syrin e Kaltër do ta kthejmë në “Park Natyror”. Kjo do të bëhet definitive me vendimin javën e ardhshme në Këshillin e Ministrave.
Me marrjen e statusit “Park Natyror” dhe sipërfaqja e zonës së mbrojtur do të zgjerohet në rreth 290 ha, si pjesë e vizionit tonë për të ruajtur e kthyer në burim ekonomie të gjelbër perlat e Shqipërisë”, u shpreh Kumbaro.