“Të mbërthejnë të pandehurin kronik Lulzim Basha”, Manjani: Prokuroria të hetojë me kujdes çdo gjë

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar për protestën e mbajtur në selinë e PD, teksa quan përgjegjës për dhunën Lulzim Bashën.
Me anë të postimeve të njëpasnjëshme Manjani thotë se prokuroria duhet hetojë me kujdes se çfarë lloj gazi iu hodh demokratëve dhe kush ishin personat prezentë në selinë e PD.
“Prokuroria e Tiranës duhet të jetë edhe më e motivuar ta mbërdhejë të pandehurin kronik Lulzim Xhelal Basha, që gjithmonë ka shpëtuar me procedurë të stisur” shkruan ai ndër të tjera.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit:
Nëse në selinë e PD ka vërtetë prokurorë që po bëjnë kqyrje, u kërkoj të fiksojë me kujdes dhe profesionalizëm çdo gjë.
Veçanërisht kush hodhi gaz?
I ç’natyre ishte ai gaz, helmues apo lotsjellës?
Kush dhunoi kë?
Kush janë personat që ishin prezentë në seli, përtej dyerve të blinduara?
Kur ndërhyri policia dhe me urdhër të kujt?
Nëse prokuroria do ta bëjë këtë punë e ka mundësinë ta bëjë tamam. Ta rrethojë atë godinë/skenë krimi dhe ta kqyrë tamam.
Prokuroria e Tiranës duhet të jetë edhe më e motivuar ta mbërdhejë të pandehurin kronik Lulzim Xhelal Basha, që gjithmonë ka shpëtuar me procedurë të stisur.
Sot ai është i zënë në flagrancë brenda skenës së krimit që kreu me gjakftohtësi.
Nëse ju shpëton edhe këtë herë, lëreni atë punë më mirë!
Postimi tjetër i Manjanit:
Dhuna në PD është organizuar dhe drejtohet nga Lulzim Xhelal Basha!
Ska asnjë emër tjetër përgjegjës për këtë dhunë të pashoqe ndaj anëtarët të partisë Demokratike.
Lulzim Xhelal Basha është përgjegjësi direkt i kësaj dhune shpërpjestimore dhe krejt të shmangshme!
1. Mbajtja me dhunë e selisë së partisë.
2. Fyerja masive ndaj demokratëve.
3. Blindimi i një godine publike, ku duhet të bëhet politikë.
4. Rekrutimi i mercenarëve të dhunshëm për të goditur anëtarët e PD.
5. Mbajtja dhe përdorimi i armëve të zjarrit pa leje, përfshi këtu eehe gazin lotsjellës.
6. Goditja dhe plagosja e qytetarëve, anëtarë të Partisë Demokratike
Janë elementët e dhunës banditeske të drejtuar nga Lulzim Xhelal Basha.
Policia e Shtetit, me sqarimin që bën, na ndihmoi të kuptojmë përfundimisht kush është dhunuesi i PD. Keqardhje që ata u bënë me banditin!
Anëtarësisë së PD i lind e drejta të reagojnë proporcionalisht!
Paqe me banditin nuk mund të ketë!