“Të refuzojmë dhunën politike”, mesazhi i fortë i Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka përcjellë një mesazh nga Martin Luther King, Jr. i cili luftoi në SHBA kundër racizmit dhe refuzoi dhunën politike.

Kim shprehet se duhet të vijojë të na frymëzojë trashëgimia e tij.

“Dr. Martin Luther King, Jr nderohet në SHBA dhe në mbarë botën jo vetëm për përpjekjet e tij për drejtësi dhe barazi për të gjithë, por edhe për refuzimin e dhunës politike. Le të vazhdojë të na frymëzojë trashëgimia e tij”, shkruan Kim.

Edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, Kim e lidh këtë mesazh me protestën e zhvilluar me 8 janar në selinë e PD-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT