“Të zhduk familjen”/ Shoferi që u kap me kokainë: “Maskat” që më ndaluan ishin nga jugu, njëri me…

Hasan Salihu, shoferi i trajlerit që u kap pak ditë më parë me 119 kg kokainë ka treguar itinerarin që ka ndjekur duke rrëfyer se është ndaluar nga katër persona të maskuar duke dhënë detaje në lidhje me fizikun dhe dialektin e tyre.

Sipas Salihut njëri prej personave që e kanë ndaluar ishte i gjatë rreth 180 cm dhe tre të tjerët më të shkurtër. Të katërt ata, sipas tij janë të moshave 35-40 vjeç dhe të gjithë kanë qenë të maskuar. “Me sa kam dëgjuar njeri ishte me dialekt nga zona e Shkodrës dhe tre të tjerët si nga jugu”, ka treguar ai.

“E thashë dhe me lart ishin 4 persona të moshës rreth 35-40 vjeç të veshur me të zeza si sportive njeri ishte i gjatë rreth 180 cm dhe tre të tjerët më të shkurtër dhe nuk e pashe se me çfarë makine ishin dhe se nga erdhën unë kisha ndaluar në trafik dhe ata me dolën para më thanë

“Jemi shteti do se kontrollojmë” dhe me kontrolluan siç e përshkrova me lart. Me sa kam dëgjuar njeri ishte me dialekt nga zona e Shkodrës dhe tre të tjerët si nga jugu.  Me njërin që ka hipur te sedilja e parë kam komunikuar, ata të tjerë kanë bërë kontroll të kontejnerit”, ka thënë ai.

Si u  zbulua droga në kompani

Me pas punonjësit e  policisë kanë vazhduar me procedurat e tyre kqyrje etj. Gjatë shkarkimit të arkave punonjësit kanë vërjetur se disa prej tyre ishin më të rënda. Punonjesit e policisë ndërhynë dhe panë që poshtë shtatë arkave ishin disa pako drejtëkëndëshe me kokainë.

“Unë Artur Leka, Oficer i Policisë Gjyqësore, në bazë të nenit 293 të K.Pr.Penale, me këtë akt i referoj Prokurorit te Prokurorise Prane Gjykates se Shkallës së Parë Tiranë, se me date 31.12.2021, në ambientet kompanise ZICO SHA, e cila ndodhet në Vaqarr, Tirane, është gjetur një sasi lende narkotike e llojit kokainë. Pas njoftimit të marre nga punonjës të kompanisë ZICO SHA, e cila ndodhet né Vaqarr, Tirane, më date 30.12.2021, rreth orës 10.30, është shkuar në ambientet e magazinsve të kësaj kompanie, ku është konstatuar një automjet kamion me targe AA126RE, i cili kishte të  ngarkuar arka bananeah në kontenjerin i cili u gjend i hapur dhe jashtë këtij kontenjeri ishin dhe 4 paleta me arka bananesh sipër, të cilat ishin shkarkuar nga ky kontenjer dhe ishin në ambjentet e magazines së firmes ZICO SHA.

Gjatë kontrollit të ushtruar arkat e bananeve të këtij kontenjeri u konstatuan poshtë bananeve ne shtatë arka bananesh, pako ne forme drejtkendeshi të mbéshjella me natriban transparent poshtë të cilit ka qese ngjyre jeshile, brenda te cilave ka material pluhur te ngurtesuar, me të bardhë të dyshuar si lëndë narkotike kokainë. Pasi u numëruan pakot me lëndë të dyshuar narkotike renultuan 100 pako. Pakot u futen nga ana jone në qese provash”, tha thënë oficeri.

Në total në kontejner janë gjetur 119 kg kokainë që ishte ndarë në 100 pako. Pavarësisht se denoncimi u bë nga vetë kompania  një ditë më parë, gjykata ka lënë në burg, Hasan Salihun, Gëzim Kalanë dhe Marson Muratajn me akuzën e trafikut të drogës të kryer në bashkëpunim.

Skaneri në Durrës

Kontejeri doli i pastër në Durrës. Gjatë kontrollit me skander nuk u zbulua dot sasia prej 119 kg kokainë që sekuestrua në Vaqarr. Kjo ka sjellë edhe  nisjen e hetimeve. Në ditët në vijim pritet që hetimet për këtë rast të kryhen nga prokuroria e posaçme SPAK, ku do të verifikohen veprimet e kontrollorëve dhe zyrtarëve të portit në lidhje me skanimin e kontejnerit.

Nisja nga Ekuadori

Gjithçka ka nisur në një nga portet e Ekuadorit. Droga u gjet pikërisht në kontejnerin me banane të nisur nga Amerika Latine dhe që kishte kaluar transit në portin e Goia Tauro në Itali. Autoritetet doganore në vendin fqinj kanë konstatuar se kontejnerit i mungonte plumbçja apo vula. Për këtë arsye kanë ushtruar kontroll dhe kanë vënë re mungesë të arkave me banane. Pas kësaj kontejneri është mbyllur, riplumbosur. Kontejneri ka mbërritur në portin e Durrësit dhe pas zhdoganimit dhe kontrollit në skaner ka rezultuar i pastër dhe ka dalë nga porti, me destinacion magazinat e firmës në periferi të Tiranës./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT