Tërmeti i fuqishëm në Greqi u ndje në 7 shtete, eksperti grek: Lëkundjet mund të vijojnë edhe për një 1 javë

Tërmeti i fuqishëm një ditë më parë në Greqi është ndjerë në shtatë shtete. Këto janë të dhënat e marra nga institutet sizmiologjike të rajonit, duke regjistruar lëkundjet më të forta në një zonë që nuk njihet si sizmike.

Ky tërmet u dëgjua në 7 shtete të rajonit të Ballkanit, lëkundjen u ndjenë vec Greqisë, edhe në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi e Bullgari.

Tërmeti me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter u regjistrua 6 kilometra në veriperëndim të qytetit të Follorinës në Greqi.

Drejtori i Institutit Gjeodinamik, profesor Akis Tselentis duke folur për mediat vuri në dukje se nga të dhënat e deritanishme, ky ishte tërmeti kryesor. Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi se për shkak se thellësia fokale e tërmetit ishte e vogël, sekuenca do të vazhdojë për një kohë të gjatë “madje edhe për ditë, ndoshta javë”.

Siç tha ai paraditen e së hënës për SKAI-n, mundësia për një tërmet më të madh është shumë e vogël dhe vuri në dukje se arsyeja pse dridhja është bërë kaq e ndjeshme është sepse ka ndodhur shumë afër qytetit të Follorinës.

Duke folur për MEGA, ai tha: “Në vitin 1994 kemi pasur një tërmet 6 ballë në zonë nga një degë e këtij thyerje dhe po monitorojmë fenomenin. Banorët duhet të mbrojnë brendësinë e shtëpive të tyre. Shmangni muret e rrënuara. Duhet të rregullojmë sendet e rënda nëpër shtëpi”, vijoi ai.

“I duheshin të paktën 100 vjet për t’u aktivizuar”, tha Efthymis Lekkas, duke folur për ANT1.

Ai foli për 14 lëkundje që pasuan në të parën prej 5.3 Rihter, duke vlerësuar empirikisht se ndoshta është tërmeti kryesor. “Por nëse nuk e shikojmë me kujdes sekuencën, nuk do ta dimë”, vuri në dukje ai dhe shpjegoi se “është në mungesa e hartës të zonës, që nuk e dinim se kur do të vepronte”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT