“T’i dërgohen municione Ukrainës”, Balla-Berishës: Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, pozicioni i Shqipërisë…

Taulant Balla i është përgjigjur ditën e sotme në Kuvend, ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka kërkuar që Ukrainës t’ dërgohen municione.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla u shpreh se gjuha shkon ku dhëmb dhembi, duke ju referuar tragjedisë së Gërdecit në 2008, ku humbën jetën në një fabrikë të demontimit të armëve 26 persona.

Ndër të tjera Tulant Balla u shpreh se pozicioni i Shqipërisë në përplasjen Rusi-Ukrainë është i qartë dhe krah aleatëve të NATOS-s.

I vetmi deputet non grata nga SHBA duhet të mos ishte në këtë sallë. Sa i përket çështjes së fishekëve gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, ne shqiptarët e dimë sesi u shitën fishekët që shkaktuan edhe tragjedinë e Gërdecit, pro falë drejtësisë së re uroj të gjendet pronarët e asaj fabrike vdekje në Gërdec. Qëndrimi i Shqipërisë është i koordinuar me SHBA-në. Prezenca e Shqipërisë në kuadër të NATO-s do të jetë gjithmonë si një aleat i besueshëm. Pozicioni i Shqipërisë është i qartë. ‘- tha Balla në një përgjigje për Berishën./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT