Topalli sulmon Bashën: Është i gatshëm të vr*së për të shpëtuar miliona eurot e tij!

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, reagon për protestën që po zhvillohet në selinë e PD. Ajo sulmon kryetarin aktual të partisë, Lulzim Basha, duke thënë se ai është i gatshëm edhe të vrasë për të shpëtuar miliona eurot e tij.

“Lb eshte i gatshem te vrase per te shpetuar miliona eurot e tij”, shkruan Topalli.

Prej paradites së sotme në selinë e PD është zhvilluar një protestë e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Aktet e dhunës nuk kanë munguar. Mbështetësit e Berishës kanë përdorur sende të forta dhe mjete të specializuara për të shqyer dyert e PD po nuk kanë mundur.

Në një moment PD ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi deputetëve që ishin brenda u rrezikohej jeta dhe Forcat Speciale kanë ndërhyrë menjëherë. Turma e protestuesve janë shpërndarë “nga sytë këmbët” pasi është hedhur gaz lotsjellës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT