Trokitën dhe nuk iu hap dera, Bumçi jashtë PD: Ku ta marrim lejen për të hyrë te e-Albania?!

Pasi kanë trokitur në selinë e PD-së dhe nuk iu është hapur dera e selisë, Aldo Bumçi i shoqëruar nga pjestarë të tjerë të grupit të Berishës kanë mbajtur një fjalë të shkurtër për mediat.
Lidhur me këtë situatë Bumçi është shprehur se ndodhej aty i shoqëruar nga Stazimiri, Kaso dhe të tjerë personazhe, teksa prisnin të bënin një mbledhje në shtëpinë e tyre, selinë e PD.
Ndërkohë që e ka cilësuar selinë si një bunker, Bumçi ka treguarse kjo situatë është kriminale.
Me ironi ai është shprehur se ku duhet të aplikoj për të hyrë në PD, tek e-Albania?
“Kemi ardhur këtu, bashkë me Strazimirin, Kason, me drejtuesit e tre degëve të Tiranës, 1, 3 e 7, pasi këto janë zonat që ne kemi mbuluar gjatë fushatës elektorale dhe kishim caktuar një mbledhje pune. Vend tjetër për ta bërë, përveçse shtëpisë sonë, PD, nuk ka. Kjo tashmë është kthyer në një bunker. Një parti që nuk ka qenë e mbyllur në këto 30 vite asnjëherë, ka qenë një derë e hapur përherë. Çdo parti në Shqipëri i ka dyert e hapura. Për herë të parë në 30 vite Basha ka mbyllur dyert. Kujt i shërben kjo? Nuk i shërben askujt tjetër, përveçse Lulzim Bashës, që të mbajë karrigen e tij, dhe Edi Ramës. Një opozitë që është izoluar nga demokratët, shoqëria, i shërben qeverisë. Ky turp, kjo shëmti, është kriminale. Projekt për të zhdukur opozitën. Por opozita është gjallë. Opozita është në këmbë”, tha ai.
I pyetur nga gazetarët se a kanë njoftuar adminitratën Bumçi u përgjigj me ironi: Ku ta marrim lejën te e-Albania për të hyrë në PD./Gazeta Shqip