“Turp, ça demokrati je ti që mbështet Bashën”/ Jo vetëm Bejko, militantët e Berishës rrethuan edhe Xhaferrin

Militantët e Sali Berishës shkaktuan jo pak situata të pakëndshme gjatë protestëssë dhunshme të 8 janarit, mes të cilave edhe sulmi ndaj Sekretarit për Pushtetin Vendor në PD, Roland Bejkos të cilin edhe e goditën.

Por gjatë asaj dite me ngjarje të rrëmujshme duket se Bejko nuk ishte i vetmi që u sulmua nga mbështetësit e Berishës, pasi ‘pre e tyre’ ra edhe deputeti i PD, Ferdinand Xhaferri.Ai u rrethua nga një grup protestuesish që i kërkonin llogari përse mbështet kreun e PD-së, LUlzim Bashën, ndërsa dëgjohen teksa thonë: “Turp, ça demokrati je ti? Mbështet atë legenin atë injorantin“.

Në një reagim për Report TV Xhaferri u shpreh se ai po debatonte me disa djem, gjysmën për të cilëve i njihte.

“Nuk ishte fare problem thjesht po debatonim me disa djem që gjysmën e tyre e njihja”, tha ai.

E shtuna ishte një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike por edhe për imazhin e vendit. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha shkoi vetë dje në selinë e PD, ndërsa i cilësoi ‘dhunuesit’ si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të ‘Lul Bravës’.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT