U arrestua pas protestës në selinë e PD, flet Stresi: Policia nuk ka prova, e pranoj…

Mes 34 personave që u shoqëruan në polici për protestën e dhunshme më 8 Janar në selinë e PD ishte edhe reperi i njohur Arkimed Lushaj.
Stresi ka pranuar se ka marrë pjesë në protestën e së shtunës, por ka thënë se ai nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm. Ndër të tjera, ai është shprehur se Policia nuk ka prova që ai ka ushtruar dhunë në protestën e së shtunës.
“Kam marrë pjesë dhe nuk kam kryer asnjë veprim të paligjshëm. Nuk ka sjellë prova policia”, ka thënë këngëtari në dëshminë e tij.
Stresi mori pjesë në protestën e PD, ndërsa postoi një video nga furgoni i Policisë ku shkruante: “Nëse kam gjuajtur një gurë keni të drejtë me vepru po jo kot. Unë duhet të shoqërohem gjithmonë pa bo gjo? I bëj thirrje mediave”.
Kujtojmë se më datë 8 Janar selia dhe oborri i Partisë Demokratike u kthyen në “vendngjarje” dhe u rrethuan me shirita “skenë krimi” nga Policia e Shtetit. Për shkak të dhunës së ushtruar dhe vandalizimit në selinë blu, atje ndërhynë Forcat Speciale sepse kreu i PD Lulzim Basha kërkoi ndihmë, duke arsyetuar se deputetëve u rrezikohej jeta.