U përfol se kishte ndaluar punimet në xhaminë e Namazgjasë, ja çfarë zbulojnë mediat turke për Erdogan
Presidenti i Turqisë ka deklaruar se shpejti mund të ketë vizitën e radhës në Shqipëri dhe kjo për një nga investimet më të mëdha të Turqisë në Shqipëri.
Bëhet fjalë për xhaminë e Namazgjasë e cila sipas projektit duhet të hapej në vitin 2019.
Haberler.com shkruan se gjatë një mbledhje të Presidentit Erdogan, ky i fundit ka deklaruar se shpreson qè xhamia në të cilën mund të falin namazin mbi 10 mijë myslimanë të hapet në mujin e shenjtë të Ramazanit.
Ai gjithashtu foli edhe për pritjen që iu bë dy ditë më para në vendin tonë, ku tha se ishte madhështore, ndërkohë që përmendi edhe lidhjen që kanë dy popujt.
“Presidenti Erdo?an theksoi se mirësia e treguar ndaj tij dhe delegacionit të tij që nga momenti kur ata shkelën në Shqipëri deri në largimin e tyre, mjaftoi për të treguar forcën e lidhjes së dashurisë mes dy popujve.
Duke thënë se donin të shihnin punimet e xhamisë madhështore, e cila është ndërtuar nga Turqia në Tiranë dhe se kanë vizituar xhaminë, Erdogan tha se do ta mbarojnë xhaminë deri në fund të Ramazanit dhe hapeni atë.”- shkruan media turke./ Gazeta Shqip