U tërhoq nga gara për zgjedhjet e 6 marsit, voton Voltana Ademi:Do vijoj me angazhimin politik dhe profesionit tim

Kryebashkiakja në detyrë Voltana Ademi u tërhoq nga kandidimi për kandidate  për të kandidiuar si pjesë e emrave për bashkinë Shkodër në zgjedhjet e 6 marsit.

Ademi ka votuar në primaret sot në Shkodër, ndërsa për mediat ka deklaruar se ajo do të vijoj të japë kontributin e saj politik në mbështetje të Berishës.

“Ky është procesi demokratik që Grupi i Rithemelimit, përmes statutit të ri bën në strukturat e PD për të zgjedhur nga anëtarësia dhe simpatizantët e PD të zgjedhurin e tyre që do jetë kandidat për zgjedhjet vendore. Për mua është shumë vonë, PD duhej ta kishte bërë shumë më përpara. Kjo është domsdoshmëri dhe kjo është meritë që Kuvendi bëri përmes ndryshimeve statutore. Ky proces nuk ndihmon vetëm PD, por është një ushtim demokracie për të gjithë sistemin e demokracisë në vend. Ky proces është ogur i mirë për të ardhmen e Shqipërisë. Unë kam qenë e qartë, kam mbështetur lëvizjen e Berishës, do vijoj të jem aktive. Pas këtij mandati do jem në Shkodër në funksion të profesionit tim dhe angazhimit tim politik që do të jetë si përpara. Nuk do vendosë Sali Berisha kush është kryetar i bashkisë së Shkodër. Ai ka bërë të mundur t’i japë fuqi secilit prej nesh përmes votës. Jam e lumtur që ia kemi arritur kësaj dite dhe që sistemi primar bëhet pikërisht nga forca politike dhe jo nga kryesia me 5 veta. Kjo është fuqia që na ka dhënë statuti i ri. Sot votoni për atë që ju mendoni se do të jetë përfaqësuesi juaj”, tha ajo.

Ndërkohë që në Shkodër që në orët e para të mëngjesit u vu re një fluks i madh votuesish në të trija qendrat e votimit nga anëtarësia e PD-së për këto primare.

Kandidatët e Komisionit të Rithemelimit në Shkodër janë:

1. Alfred Ernest Kocobashi, jurist

2 . Arben Xhavid Maliqi, jurist

3.Astrit Myfid Bushati, Jurist

4 .Bardh Ali Spahia, Mjek

5.Irena Lodovik Shestani Shala, ekonomist

6.Irma Musa Kopliku Alushi,  pedagoge matematike

Back to top button
LAJMET E FUNDIT