Udhëzimi, taksitë përjashtohen nga fiskalizimi

Ministria e Financave ka përfshirë në listën e subjekteve që përjashtohen nga detyrimi për të lëshuar fatura kompanitë, apo personat që punojnë në shërbimin taksi.

Përjashtimi është bërë përmes ndërhyrjes në udhëzimin e datës 3 prill 2020, që përcakton ndër të tjera subjektet që përjashton nga detyrimi i lëshimit të faturës.

Rregulli deri më tani përjashtonte subjektet shesin bileta, ose abone për transport pasagjerësh në sektorin e transportit publik urban brenda qytetit (autobusë) në përputhje me vendimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, nëse kjo biletë ose abone i shitet pasagjerëve direkt nga drejtuesi i mjetit ose nga një person i autorizuar.

Pika tjetër që ndryshon lidhet me përcaktimin si automatikisht të fiskalizuara të faturave që ushtrohen në fushën e furnizimit me energji, ujë, apo të tjera kontrata afatgjata të lidhura mes palëve, pavarësisht statusit që ka blerësi./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT