“Unë i kam falur të gjithë”

“Unë i kam falur të gjithë. Kundra së keqes përherë fitoj. Pyetja a po ndodh mjaftueshëm apo po ndodh 100%? Është jo. Unë them se ka parandalim sepse njerëzit duke e ditur që do verifikohen, nuk synojnë pozicione të larta nëse kanë çështje me sigurimin e shtetit”.

Ka kaluar shumë, por kujtesën e kishte të fortë ndërsa i kthehej viteve të vuajtjes në burgjet e komunizmit.

Me këto fjalë shprehej Dom Gjergj Simoni kur u njoh me dosjen e tij të hapur nga ish-Sigurimi i Shtetit

Në jetën e tij 89-vjeçare, Simoni pati shumë për të treguar, si me veprat apo qoftë dhe me intervistat e tij.

Lindi në 8 dhjetor 1933 në qytetin e Shkodrës. Së bashku me vëllain e tij, Zefin morën mësimet e para për fenë katolike nga Dom Mark Harapi dhe dhe Padër Aleks Baqli.

Për shkak të diktaturës komuniste, ai u caktua në mënyrë të fshehtë meshtar në Arqipeshkvinë e Shkodrës.

“Aty nga fillimi i vitit 1967 kur regjimi komunist i Enver Hoxhës nisi fushatën për mbylljen e kishave dhe xhamive e prishjen e objekteve të kultit, unë bisedova me vëllanë tim, Zef Simonin, i cili në atë kohë punonte si llogaritar pranë Arqipeshkvisë, duke i thënë se siç po paraqitej situata, ndalimi i fesë ishte punë ditësh.

Pas kësaj bisede, unë shkova tek Arqipeshkvia dhe mbusha plot 20 thasë me libra, dokumente e sende të tjera me vlerë dhe të gjitha ato i çova natën në shtëpinë tonë që ndodhej në lagjen “Arra e Madhe.

Për disa ditë me rradhë duke bërë gjoja se po prashisja lulet e kopshtit, zgjodha 10 thasë me gjërat më me e i groposa aty në oborr me fshehtësinë më të madhe. Por pas 10 vjetësh, në korrikun e vitit 1977, kur sapo isha kthyer nga Vau i Dejës ku punoja si punëtor, disa njerëz të Sigurimit më thanë që të paraqitesha në Degën e Brendshme dhe kur vajta atje, njeri prej hetuesëve më tha: “Ne kërkojmë disa libra të vjetër në kopshtin tuaj,” tregonte Gjergji.

Sigurimi i Shtetit pas pesë javë kërkimesh i gjeti në kopshtin e shtëpisë së tij të gjitha materialet më me vlerë të Arqipeshkvisë së Shkodrës, të cilat ai i kishte groposur në pranverën e vitit 1967.

Gjyshi i Gjergjit, Simon Moni, ka qenë njeri ndër tregtarët më të mëdhenj të pazarit të Shkodrës (Bezistanit) dhe pasurinë e tij ai e kishte vënë nga tregtia që bënte asokohe me Italinë. Po kështu edhe babai i Gjergjit, Kolë Simoni, trashëgoi zanatin e të jatit duke u marrë me tregti, por jo pasurinë që kishte pasur ai, pasi atyre u falimentoi tregtia dhe familja ra në varfëri të plotë. Kështu në atë gjëndje të mjerushme ekonomike, Kol Simoni dhe bashkëshortja e tij, Gjyste Hugashi, i lindën dhe i rritën tre fëmijët e tyre, Zefin, Gjergjin dhe vajzën e vteme, Çiljetën.

Pasioni për letërsinë

Në mesin e viteve ’60, Gjergj Simoni vazhdonte të punonte si punëtor në Hidrocentralin e Vaut të Dejës, ndërsa i vëllai i tij, Zefi, punonte si llogaritar pranë Arqipeshkvisë së Shkodrës.

Ndonëse se Zefi kishte mundur që të futej në punë së mësues i Gjuhës e Letërsisë në gjimnazet e Shkodrës, prej devotshmërisë që kishte ndaj besimit katolik, ai e kishte lënë atë punë bashkë me rrogën e mirë që merrte në Arsim dhe ishte punësuar si llogaritar pranë Arqipeshkvisë.

Por përveç devotshmërisë që të dy vëllezërit Simoni, kishin ndaj besmit të fesë katolike, ata kishin dhe një pasion tjetër, letërsinë dhe si Zefi ashtu dhe Gjergji, vazhdimisht shkruanin poezi dhe tregime të ndryshme, por pa mundur dot që t’i botonin ato.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT