Vettingu në drejtësi po i pret, Rama nxjerr pyetjen radhës: A duhen të jenë pezullohen grupi i KÇK?

“Ka njerëz që thonë se gjyqtarët dhe prokurorët, që nuk kanë kaluar ende Vetingun, duhet të pezullohen automatikisht nga sistemi i drejtësisë nëse vendimmarrjet e tyre janë haptazi në kundërshtim me ligjin. Të tjerë thonë se pezullimi dhe përjashtimi nga sistemi duhet të kryhet sipas procedurave në fuqi. Si mendoni ju?”.

Kjo është pyetja numër 10 e konsultimin me popullin e hedhur në rrjetet sociale nga ana e kryeministrit Edi Rama. Ai e ka lidhur këtë me ato prokurorë dhe gjyqtarë që po marrim vendime në kundërshtim me ligjin.

Në pyetësor kjo pyetje shoqërohet me argumentin se “Pavarësisht se vitet e fundit janë bërë ndryshime legjislative për të luftuar fenomenin e njohur si KÇK, një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve në pritje të Vetingut vazhdojnë të abuzojnë me pushtetin e drejtësisë. Aktualisht, nuk është i mundur pezullimi automatik i tyre nga institucionet kompetente të drejtësisë në rastet kur konstatohen vendimeve haptazi të paligjshme, sepse për të realizuar pezullimin institucionet duhet të kryejnë hetime të thelluara që kërkojnë një kohë të gjatë”.

KËSHILLIMI KOMBËTAR sipas kryeministrit ka ecur mirë pasi deri më tani janë përgjigjur mbi 30 mijë qytetarë.

“Me falenderimin e madh për 30.048 bashkëqytetarët e bashkëqytetaret, kudo ndodhen, që janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar, duke e plotësuar pyetësorin online, ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e këtij kuvendimi popullor për çështje me rëndësi strategjike për Shtëpinë tonë Shqipërinë”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT