VIDEO/ Berisha përplaset me gazetarin e Carlo Bollinos: Ka nxjerrë shumë mashtrime, do ketë dhe ai ndonjë interesa te kullat te PD-ja

Ish-kryeministri Sali Berisha ka aluduar sot se edhe gazetari Carlo Bollino mund të ketë pasur ndonjë interes te projekti i kullave, që sipas tij, do ndërtohen te selia e PD. Në deklaratën për mediat pas dëshmisë në Prokurori, Berisha u përplas me gazetarin e Bollinos teksa fliste për këtë projekt.
Pjesë nga debati i Berishës me gazetarin – VIDEO:
Berisha: Një përpjekje dramatike dhe shumë të pandershme të mediave që mbahen nga qeveria, veçanërisht, e kupton vet ti, veçanërisht të grupi të Bollinos.
Gazetari: Bollino ka nxjerr dhe fakte
Berisha: Bollino ka nxjerrë mashtrime shumë.
Gazetari: Ne dje kemi botuar planin
Berisha: S’është e vërtetë. Ja ta sjell planin. Më sill telefonin (i drejtohet truprojës). Ai që keni botuar ju është gënjeshtër
Gazetari: Ai plan është edhe online
Berisha: Mor zotëri se ç’është online… I ke pronarë me zë dhe figurë duke deklaruar që nuk ka pasur asnjë lidhje. Po ç’bëri Edi Rama, a të kujtohet që… me siguri do ketë pasur edhe Bolino ndonjë interes aty, por me xhaminë s’mund të merrej ai.
Gazetari: Bollino merret me lajme jo me ndërtim
Berisha: Jo merret dhe me ndërtesa. Merr me 1 euro territorin që ishte për gjimnaz. E kishin dhuruar për gjimnaz