VIDEO/ Deputeti Baçi: Basha në Fier i shoqëruar nga forcat speciale, nën mbrojtjen e Edi Ramës

Kreu i PD-së në Fier Luan Baçi shkruan se kryedemokrati Basha në Fier sot është i shoqëruar nga forcat speciale, nen mbrojtjen e Edi Ramës.

Sipas tij, se demokratët janë futur në burg nga Rama pasi kanë protestuar dhe shton se Basha po bën të njëjtën gjë tani pasi e kanë shkarkuar nga kryetar.

“Basha ne Fier, i shoqeruar nga forcat speciale, nen mbrojtjen e Edi Rames! Po nga kush te mbron Rama z Basha? Nga demokratet, qe te kane mbeshtetur me vite te tera? Jane po te njejtet, qe kane qene para kryeministrise, jane ata, qe mbyte me gaz, para shtepise tone ne 6 Janar, jane ata, qe kane perballuar vete, te gjitha fushatat, me financat e tyre, me kontributin e tyre, me kohen e tyre, jane ata, qe me pare i mbyste Rama me gaz dhe tani i mbyt ti!”, shkruan Baçi.

Mw tej ai shprehet se “Jane ata, qe Rama i fuste ne burg per protestat dhe tani i fut ti, se te kane shkarkuar nga kryetar! Jane ata qe u mbylle zyrat e tyre, qe i kane bere vet, u nderrove bravat! Jane ata strukturat drejtuese te PD Dega Fier, jane ata qe ishin te gatshem sa here ti i doje, pa u kursyer! Jane keta, qe do te vazhdojne pa u ndalur, dhe pa u friksuar nga forcat speciale te Rames qe mbrojne ty, pa pik kuptimi! Zoteri thjeshte nenshtroju sovranit, votes se tyre! Te kane shkarkuar 4446 delegat dhe 44000 anetare!”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT