VIDEO EPIKE/ Basha “blindon” PD, lë jashtë Jorida Tabaku. Vetëm ai lejohet të hyj

Teksa të gjithë ishin duke festuar ndërrimin e viteve, në selinë blu nisën punimet që ajo të kishte një “fytyrë” të re në Vitin e Ri. Ndryshimi dallohej qartë në pamjen e jashtme, por punimet nuk kishin përfunduar akoma.

Punonjësit e kompanisë që kishte marrë përsipër të rifreskonte në pamjen vizuale PD-në punuan edhe dje nga mëngjesi deri në darkë vonë. Xhamat e tejdukshëm të fasadës së godinës ishin veshur me letër adeziv, e cila pamundësonte shikimin nga jashtë-brenda, ndërsa letra mbante logon e Partisë Demokratike.

Janë vendosur sloganet “zgjedhim të ardhmen” në formatet e ngjashme që u përdorën edhe në Kuvendin e 18 dhjetorit që u thirr nga Kryesia e PD-së. Ndërkohë, po sipas të njëjtave burime, mësohet se në ambientet e brendshme të selisë nuk janë instaluar dyer të blinduara apo hekura për të pamundësuar hyrjen.

Jorida Tabaku ditën e sotme shkoi në selinë e PD-së, e gjen derën kryesore mbyllur.

VIDEO EPIKE/ Basha

Kjo sepse ajo hapet vetëm për kryetarin e PD, Lulzim Basha. Nuk dihet ende nëse kjo vjen për shkak të fortifikimit që i kanë bërë selisë blu, nga protesta e paralajmëruar e Berishës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT