VIDEO/ Festë brenda në PD, shpallet “fitorja” brenda selisë pas largimit të Berishës

Pamje brenda selisë së Partisë Demokratike, pas largimit të turmës së protestuesve jane “festive”
Siç shihet nga pamjet, pas largimit të turmës demokratët kanë dalë në korridoret e selisë dhe po duartrokasin.
Demokratët i shoqërojnë duartrokitjet me thirrje “Basha, Basha”, ku me sa duket eshte shpallur dhe “fitorja”.
Ndërkohë, mbështetësit e Berishës u larguan nga selia blu pas ndërhyrjes së policisë, FNSH dhe RENEA./m.j