VIDEO/ Pamjet fantastike, liqeni i Pukës ngrin plotësisht

Meteorologët kishin raportuar për këtë të hënë si ditën më të ftohtë në vend. Dhe temperatura është ulur ndjeshëm në shumë qytete.
Përjashtim nuk bëri qyteti i Pukës, që ka shënuar -9,5 këtë fillim jave, ndërsa liqeni ka ngrirë.
Faqja zyrtare e bashkisë së Pukës ka publikuar disa prej pamjeve të qytetit verior shqiptar, i cili ka veshur mantelin e bardhë në këto ditë janari.
Skaji më verior i Shqipërisë, Vermoshi ka shënuar temperaturat minimale – 23 gradë C këtë të hënë, ndërsa vendi po përballet me temperatura të ulëta dhe ngrica.