VIDEO/ Qëllohet me vezë makina e Bashës para takimit me gratë demokrate: O plehrë ik, ik

Lulzim Basha është duke zhvilluar këtë të martë një bashkëbisedim me gra dhe vajza në kuadër të procesit zgjedhor në Lidhjen Demokratike të gruas në Tiranë.

Bëhet me dije se takimi po zhvillohet në një bar në kryeqytet, teksa ka pasur disa të pranishëm.

Por siç shihet në videon e siguruar nga Gazeta Shqip para takimit Basha është pritur me protesta nga disa të rinj.

Sikurse shfaqet në pamjet e mëposhtme makina e tij është qëlluar me vezë nga të rinj të FRPD që po protestojnë jashtë ambienteve ku po zhvillon Basha takimin, teksa është pritur gjithashtu me thirrjet: Edi Basha, o plehrë , ik, ik, ik!/ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT