VIDEO/ Shikoni si përdorën gaz dhe tym njerëzit e Lulzim Bashës

Protesta e djeshme e thirrur nga Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike, përshkallëzoi deri në përplasje fizike.
Mbështetësit e Berishës thyen xhamat dhe fortifikimet që ishin vendosur në godinë për mos të lënë hyrjen e tyre.
Megjithatë kjo nuk i ndali ata duke çarë çdo derë dhe dritare. Nuk mungoi përdorimi i sendeve si hekura, drunj, çekanë e madje dhe sharra për shpërthimin e dyerve të blinduara të selisë blu.
Por, edhe njerëzit e kryetarit aktual Lulzim Basha, nuk ngurruan t’u përgjigjeshin protestuesve. Disa pamje filmike treguan se si persona me shkopinj në duar dolën nga dera e ballkonit të katit të dytë për t’u përplasur me protestuesit që u ngjitën me shkallë.
Gjithashtu pamje të tjera tregojnë se si njerëzit e Bashës lëshuan gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Edhe pse kjo gjë u mohua nga Basha apo nga krahu i tij i djathtë, Gazment Bardhi, në daljet e djeshme publike, pamjet tregojnë të kundërtën.