VIDEO/ Vlonjatët “plazh” në ditën e parë të vitit për mbarësi, kur urimet vijnë nga deti…

Ashtu siç e kishin parashikuar meteorologët ky 1 janar ishte plot diell dhe kohë e ngrohtë!

Pamjet e mëposhtme nga Top Channel vijnë nga plazhi i Vlorës gjatë ditës së sotme, ku në temperatura 15 gradë persona guximtarë u zhytën në det.

Tashmë është kthyer në një ritual çdo fillimi viti që disa qytetarë zhyten në shenjë mbarësie.

Për këtë notar kjo është një mënyrë për të uruar gjithë shqiptarët për një vit të mbarë e shëndet!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT