VIDEOLAJM/ Erdogan mbërrin në kryeministri, momenti kur kreh flokët para se të dalë në kamera

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në kryeministri. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video gjatë momentit që ai ka mbërritur në ambientet e kryeministrisë dhe pasi ka takuar Ramën, Erdogan për një moment ka nxjerrë krëhërin duke krehur flokët. Më pas kanë bërë një takim duarsh përpara kamerave.

Rama dhe Erdogan pritet të nënshkruajnë shtatë marrëveshje, ndërsa e para ka të bëjë me një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

E dyta mësohet se do të jetë një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.

Pritet të ketë edhe një protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetëror të Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.

Nuk do të mungojë as një memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.

Takimi i tyre në Kryeministri, që do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp, ndërsa pritet që Erdogan do të marrë pjesë dhe në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut në kryeqytet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT