Zbulohet dokumenti i gjobës prej 94 miliard lekësh ndaj Bankers, mbahet në sirtarin e Ministrisë

94 miliardë lekë rëndojnë përveç të tjerash mbi shpinën e Bankers Petrolium si gjobë që kompania duhet tua paguajë autoriteteve doganore të Fierit.
Është një gjobë e vitit 2019.

Top Story ka arritur të sigurojë ekskluzivisht letrën prej shtatë faqesh që Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave , Departamenti i Analizave të Aposterioiut dhe Drejtoria e Kontrolleve të Akcizës ia dërgojnë Doganës së Fierit më datë 3 qershor 2019.

Kjo letër është mbajtur e fshehur në sirtarin e ish Ministres së Financave, Anila Denaj. Aty citohet se kontrolli i fundit para marrjes së vendimit të penalitetit në magazinën e kompanisë Bankers është bërë në vititn 2017.
Rezulton se nga kontrolli fizik i kyer ne daten 28.09.2017, ne ambjentet e magazines fiskale te operatorit, gjendje e produktit lende djegese, hollues, ishte 0 kg.

Por nga verifikimet ne magazinen fiskale te Bankers Petroleum Albania LTD, është konstatuar se prej dates 10 Korrik 2017 deri ne daten e kontrollit 28 shtator 2017, Bankers ka shkatërruar sasinë prej 100 mijë ton hollues.
Për kete procedure, grupi i kontrollit ka konstatuar se shkaterrimi i holluesit eshte bërë ne kundershtim me ligjin, pasi shkaterrimi i produkteve parashikohet vetem ne rastin e humbjeve dhe firove.

Emisioni i plotë


Për këtë sasi kaq të madhe, nuk është paguar akcizë.
Duke iu referuar kontrollit paraardhes më 23.09.2014 të ushtruar nga Dega Doganore Fier, eshte konstatuar se, kompania “Bankers Petroleum Albania LTD”, ka konsumuar ne menyre te paregullt, pa paguar akcizë pasi ka nxjerrë në treg për konsum një sasi prej 15900 ton hollues per te cilen eshte penalizuar me gjobe perkatese.

Kurse sasia e produktit qe eshte perdorur ne magazinen fiskale nga Bankers gjate periudhes së kontrollit, e cila eshte hedhur per konsum ne menyre te parregullt, pa ju nenshtruar pagesave te detyrimeve te akcizes, eshte 83700 tonë.

Për këtë detyrimi i lindur i akcizës është rreth 27 milionë euro.
Sipas ligjit për Akcizën, shmangia nga verifikimi ose pagimi i akcizes kur konstatohet për herë të parë, gjobitet sa 2- fishi i detyrimeve te akcizës që duheshin paguar. Kur konstatohet për herën e dytë, gjoba është sa 3-fishi i detyrimeve dhe për herën e tretë sa 5-fishi i detyrimeve të akcizes qe duheshin paguar dhe revokim i autorizimit për një periudhe dyvjeçare.

Bankers është penalizuar dy herë të tjera më parë. Çështjet janë trajtuar në gjykatë ku një herë ka fituar autoriteti doganor dhe herën tjetër është shfuqizuar vendimi.

Prandaj penalizimi me gjobë në vitin 2019 konsiderohet si shkelje për herë të dytë dhe gjoba e siguruar ekskluzivisht nga Top Story, që Bankers i detyrohet doganës së Fierit është 94 mld lekë, sa tre-fishi i detyrimit të akcizës së papagauar.

Por rreth një muaj më pas, një tjetër letër me firmë dhe vulë të Ministres së Financave të asokohe Anila Denaj i drejtohet Autoritetit qendror doganor për t’u pezulluar gjoba.

Askush nuk e di se si është arritur kjo ujdi mes qeverisë dhe Bankersit duke e mbrojtur këtë të fundit, por ajo që shkruhet e zezë mbi të bardhë në letrën që ka siguruar Top Story lexohet qartë se Ministrja Denaj kërkon pezullimin e gjobës së majme prej 94 miliardë lekë.

Argumenti që jepet ka të bëjë me rëndësinë e problemit dhe implikimin e shifrave shumë të mëdha. Por ministrja Denaj harron se janë shifra akoma më të mëdha ato që i mungojnë arkës së shtetit shqiptar nga kompania Bankers që për më shumë se dy dekada shfrytëzon pasurinë më të madhe nëntokësore të shqiptarëve dhe nuk u paguan atyre asnjë qindarkë për fitimet që korr nga kjo pasuri.

Një argument tjetër i dhënë nga ish ministrja Denaj është volumi i madh i çështjes, koha e shkurtër në dispozicion për ta shqyrtuar këtë çështje dhe implikimi në të I disa institucioneve për këshillim.

Ministrja e asokohe Anila Denaj deri në lënien e postit pas zgjedhjeve të 25 prillit ka patur gati dy vjet kohë për tu marrë me këtë çështje dhe e dyta Zyra e Avokaturës së shtetit është përgjigjur qartë më parë se nuk eshte ne kompetencen e saj, te beje interpretime ligjore te dispozitave ligjore ne fuqi, duke sygjeruar se per interpretimin ne fjale mund ti drejtohemi Drejtorise se Kodifikimit prane Ministrise se Drejtesise.

Ministria e Drejtesise informon se Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.24 dt.13.02.2002 ka percaktuar se interpretimi i ligjeve eshte para se gjithash e drejta e cdo organi qe i zbaton ato.

Prandaj për rrjedhojë u mor vendimi për ekzekutimin e gjobës prej 94 miliardë lekë. Megjithatë, Ministria e Financave është ende në kohë për të urdhëruar ekzekutimin e vendimit në fjalë nëse do të ketë vullnet.

Edhe pse Bankers Petrolium deklaron në vazhdimësi se nuk i tejkalon investimet, gjatë periudhës qershor 2018-dhjetor 2019, kompania ka transferuar rreth 60 milionë dollarë drejt kompanisë mëmë Bankers Petroleum LTD. Po ashtu transfertat kanë vazhduar edhe gjatë vitit 2020.

Pavarësisht se kontrata ekskluzive ia lejon kompanisë Bankers transferimin e parave, por në kushtet kur kompania rezulton me borxhe ndaj shtetit shqiptar dhe nënkontraktorëve, kjo konsiderohet si një skeme vjedhjeje duke aluduar deri në lënien e kompanisë në faliment.

Kompania publike Albpetrol, e cila mbikëqyr koncesionet e naftës, ka komunikuar gjatë vitit 2019 se Bankers Petroleum po transferon para jashtë Shqipërisë, në një kohë që borxhet e saj brenda vendit janë rritur me shpejtësi. Përmes një shkrese zyrtare, Albpetrol i ka kërkuar llogari Bankers Petroleum se sa është shuma e parave të transferuara jashtë dhe me çfarë motivacioni janë transferuar ato.

Në përgjigje Bankers, ka pranuar se ka transferuar para drejt kompanisë mëmë, por pa zbuluar shumën. Sipas Bankers, qëllimi i kësaj transferte ka qenë pagesa e interesave të kredisë apo shpenzime të tjera të kompanisë mëmë.
Për tre vite Bankers Petroleum Albania nuk publikoi pasqyrat financiare, edhe pse e ka detyrim ligjor nga i cili rrjedhin edhe penalitetet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT